Shehi: Paketa e qeverisë 50 euro për person nuk mjafton, duheshin disa fasha për çmimin e energjisë
Në një intervistë për RTV Ora, deputeti Dashamir Shehi u shpreh se janë gati 1 milionë shqiptare, që duhet të marrin subvencione në shifrën 50 milionë euro ose rreth 50 euro për person.
Sipas tij, qeveria duhet të ishte kujdesur që të merrte më shumë masa për këtë situatë dhe të mblidhte më shumë para për qytetarët.
Shehi: Të gjitha këto që ndodhen që i afekton kriza, janë gati 1 milionë shqiptare, që duhet të marrin subvencione në shifrën 50 milionë euro. Pra, u bie rreth 50 euro për person. Sigurisht që nuk ka para mjaftueshëm për ta mbyllur këtë punë, edhe ne po të ishim. Prandaj ne e kemi votuar kundër këtë paketë, sepse kemi akoma më shumë burime për të mbledhur dhe të ndarë para. Gjithmonë do të jetë e vështirë, por qeveria duhet të mblidhte me rritjen e çmimeve deri në 500 milionë euro. Këto para që janë dhënë për ndihmë ekonomike, gjysmat janë shpërndarë aty ku kanë projektet e veta.
Gabimi fillon se mund të mblidhej shumë më tepër se sa është mbledhur. Ideja nuk është që të japim para për mëshirë, por është edhe një teorike ekonomike që të mbahet kërkesa dhe konsumatori gjallë në treg. Se përndryshe ekonomia futet në një spirale. Duhet të ishin mbledhur shumë më shumë para se sa kjo. Nuk do të kishim një sërë problemesh nëse këta do t’i kishin dalë para. Mendoj se duhet shpenzuar për bujqësinë sepse janë disa situata që produktet ushqimore të mungojnë.
Shehi shtoi se vendin tonë i mungon energjia elektrike për shkak të keqmenaxhimit, pasi ndërmarrjet e energjisë janë bërë si çerdhe partie.
Shehi: Unë kam frikë se do të rritet çmimet në treg. E gjithë kjo situatë ka ardhur nga keqmenaxhimi. E zbrazin kaskadën dhe kanë shpërdorim sepse humb. Ne na mungon energjia elektrike dhe do të shkojmë ta blejmë me çmim shumë të shtrenjtë. Dhe prandaj dramatizohet situata. Këta e kanë bërë ndërmarrjet elektrike si çerdhe partie. Unë do ta kisha ndarë jo në mënyrë kaq gjakatare këtë fashë, në mënyrë që atij nëpunësit të mesëm t’i dalë koha të bëjë gjërat bazike. Nuk mund të jetë kjo ngritje drastike sepse kjo është dhunë ose gjobë, duke ruajtur çdo moment sahatin.
