Shqipëria përzuri Iranin, eksperti i sigurisë: Përgjigjia më e fortë dhe rast unik për një sulm kibernetik
Eskperti i sigurisë kombëtare, Adrian Shtuni, thotë se përgjigjia e Shqipërisë ndaj Iranit për sulmin kibernetik është një rast unik.
Megjithatë ai thotë se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike erdhi si kundërpërgjigje proporcionale ndaj një sulmi i cili po ashtu ishte i jashtëzakonshëm.
Shtuni: Ndërprerja e marrëdhënieve ishte më tepër një kundërpërgjigje ndaj asaj që kryemnistri e ka cilësuar si agresion shtetëror. Të thuash një gjë të tillë është një hap drejt përmendjes së aktit të luftës, duket që është një masë e marrë që është e jashtëzakonshme. Është një rast unik, kundërpërgjigjia më e fortë ndaj një sulmi kibernetik përsa di unë në rastet e ngjashme deri tani.
Nëse masa ishte e jashshtëzakonshme për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën islamike të Irani kjo është parë si përgjigje proporcionale ndaj një sulmi i cili po ashtu ishte i jashtëzakonshëm, përndryshe nuk do ishte marrë një masë e tillë. Ishte masë ekstreme pas një vazhde incidentesh. Ka pasur rrezikshmëri të shtuar në vijimësinë e aktivitetit të Inteligjencës së Iranit dhe provokime të vazhdueshme që është parë dhe nga arrestimet, hetimet dhe dëbimet e stafit të Iranit në vitet e kaluara.
Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Shtuni thotë se Shqipëria është kthyer në target të Iranit që ditën që vendosi strehimin e opozitës iraniane.

Shtuni: Qëllimi parësor i sulmit është ushtrimi i njëfarë presioni për të anuluar konferencën e përvitshme "Irani i Lirë" që organizohet ngqa opozita e Iranit që njihet si MEK, të cilët janë të strehuar në Shqipëri prej disa vitesh.Duket edhe njëfarë hakmarejeje se nuk kishin pse ti publikonin informacionet nëse kishin për qëllim thjesht të dëmtonin dhe vidhnin informacionin.
Kjo duket se është bërë në mënyrë të atillë për tu hakmarrë dhe poshtëruar në njëfarë mënyrë. Njëfarë kërcënimi që tregon se jo vetëm ka një dobësi në infrastrukturën e portalit shtetëror por dhe kërcënim se ne mund të penetrojmë ku të duam. Një formë shantazhi dhe turpërimi. Ishte sulm kompleks.
Eksperti i sigurisë i sugjeron Shqipërisë që të rrisë kapacitetet vrojtuese dhe reaguese për të parandaluar sulme të tilla.
