“Nano ‘kokë turku’, e mbajtën pak kohë dhe e hodhën”, Maliqi: Kishte mbi 2 muaj që nuk komunikonte me Çuçin

Ish deputeti Lefter Maliqi  gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Sonila Musai tha se Gledis Nano kishte 2 muaj që nuk komunikonte me Çuçin përpara se të shkarkohej nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Sipas Maliqit  përpara se ta shkarkonin Nano ka pasur takim në Ambasadën Amerikane.

Lefter Maliqi: Sipas të dhënave Gledis Nano kishte mbi 2 muaj që nuk komunikonte me Çuçin. Madje ka një të dhënë operative se është takuar në Ambasadën Amerikane, se me ambasadoren se me zëvëndësin nuk e di. Është kërkuar një takim i ambasadores me kryeministrin dhe është lënë për në orën 10 dhe kryeministri në mënyrë të pabesë i ka bërë nderin qeverisë e ka shkarkuar në orën 9. E ka bërë fakt të kryer. Pastaj del një deklaratë e ambasadores që Gledis Nano është partneri jonë.  Pasi u përdor si kokë turku siç u përdor Lulushi e mbrojti e mbrojti dhe e pa që iku e e pa se nuk po ndihen më. Janë shqiptarët që vendosin për fatin e vendit. Marrëdhëniet e tjera janë marrëdhënie reciproke me të gjithë ndërkombëtarët.

“Janë shumë të paktë ata që qëndrojnë të ndershëm. Nano u pompozua në emërimin e ri si pjesë e SHBA me specializim në Amerikë. E mbajtën 8, 9 muaj dhe e hodhën. Kryekrimineli i Surrelit nuk e përmendi kur prezantoi drejtorin e ri, ndërkohë që e përgëzoi kur e emëroi.”