Irani ikën, RENEA merr ambasadën, i vendosin "shiritin"
Forca të shumta policie, FNSH, RENEA dhe njësia anti eksploziv janë vendosur ditën e sotme pranë ambasadës së Iranit në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se rruga e saj është bllokuar me shirit sigurie.
Gazetari i Ora news, Edison Vatnikaj bën me dije se shiriti i sigurisë është vendosur që në hyrje të rrugës "Mustafa Matohiti" ku ndodhet ambasada, duke e bllokuar plotësisht qarkullimin në të.
Si pjesë e procedurës normale pas largimit të diplomatëve dhe marrjes së një ambasade, po futet dhe një pajisje robotike që kontrollon për eksploziv.
Ditën e djeshme kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik që ai dyshohet se ka bërë ndaj shërbimeve qeveritare.
Rama urdhëroi gjithashtu largimin brenda 24 orëve të diplomatëve iraninan nga Tirana.
