Berisha: Jeni hajdutë jashtëtokësorë, po rrisni çmimin e energjisë së doni të largoni shtresën e mesme

Nga foltorja e Kuvendi, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se qeveria është duke helmuar Vlorën me dy anijet që janë duke sjellë për energji elektrike.

Ai tha se çmimi i energjisë elektrike po rritet për 7% të popullsisë, për atë që ai e quajti si shtesa e mesme në vend, duke akuzuar qeverinë se do t’i largojë nga vendi.

Berisha: Po helmojnë Vlorën me anijet që prodhojnë energjinë. Ato prodhojnë squfur dhe harxhojnë 760 milionë euro në 2 vite. Me kaq para mund të ndërtoheshin 3 TEC-e në Vlorë. Gazi rrjedh krah tyre. Duna që t’i vjedhin shqiptarët. Shqiptarët do tu përgjigjen ju, sepse të rrisësh çmimin e energjisë për 7% të shqiptarëve, shtresës së mesme duke bërë që të largohen nga vendi. bullgari ka një biznesmen për 9 banor, Shqipëria kishte 1 biznesmen për 14 banorë, sot këtë shifër e ka për 28 banorë. I keni vrarë bizneset.

Ju jeni hajdutë të planetit të hajdutërisë, ndoshta edhe jashtëtokësorë. Çfarë është ai instalacion ju zonja e kulturës, 4 milionë euro te kryeministria? Po Air Albania kur e falimentoi, se i keni marrë avionët si avionë privatë nga Edi Rama. Talleni edhe me fermerët.