Rama “sherr” me Dumën në rrjetet sociale për faturën e energjisë: Do kushtojë edhe më shumë

Kryeministri Edi Rama është futur në një replikë me deputeten demokrate, Grida Duma lidhur me çmimin e ri të energjisë për ata që harxhojnë mbi 800 kwh.

Duma shkruan se nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë.

Duma: Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë! Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve. Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?  Nëse po, komentoni.

Ndërsa, asaj i është përgjigjur kryeministri Edi Rama duke thënë se po bën llogari 7X7 nuk bëjnë 42 dhe se 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë.

Rama: Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh! Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t'i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!

Nuk ka munguar edhe replika e Dumës e cila shkruan se nëse i bën llogaritë mirë të del shuma 7600 lekë për 800 kwh.

Duma: Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull! Po t’a kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”! Nuk ke faj se nuk llogarit gjë më vetë, merr një makinë llogaritëse, dhe shumëzo siç e shkruan vetë çmimi i mbrojtur është 9.5 lekë me TVSH deri 800 kwh. 800 kwh x 9.5 leke me TVSH = 7600. Po a ke një tabelë shumëzimi për familjarët që mbi 800 kwh do paguajnë 4.4 herë më shumë! Ekspertët, gazetarët, madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!

Po Rama nuk e ka lënë pa përgjigje Dumën duke nxjerrë edhe një faturë energjie elektrike ku tregon se bashkë me TVSH fatura për 800 këh shkon në 9.120 lekë.

Rama: Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media. 

Rama “sherr” me Dumën në rrjetet sociale për