Zhdukja e Ervis Martinaj, Maliqi: Rama pjesë e zhdukjes, e di nëse është vrarë apo është gjallë
Ish deputeti Lefter Maliqi gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Sonila Musai u shpreh se një kryeministër merr informacione për gjithçka nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe policia.
Madje Maliqi thotë se dhe për rastin e Martinaj Rama është në dijeni nëse është zhdukur, është gjallë apo është vrarë.
Sakaq ai thotë se në një vend të vogël si Shqipëria mjafton 1 javë për të vendosur rendin pasi të gjithë elementët dhe grupet kriminale janë të njohur por pengesë është bërja e tyre njësh me politikën.
Lefter Maliqi: Rendi në këtë vend aq të vogël vendoset jo për 100 ditë por për 1 javë sepse janë të piketuar elementët kriminal një kontigjent që janë në çdo lagje e vend. Nuk ndodh sepse politika e krimi janë bërë njësh. Po ti shohësh resortet, terminalet, ndërtimet i bëjnë bosët e krimit, nuk kemi as inxhinjer as doktor e profesor që të jenë të niveleve të larta. Të gjithë këta janë me 8 klasë, diku me një diplomë të blerë dhe këta janë bërë njësh me kupolën e organizuar të Surrelit i cili i thotë Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë, “ç’janë këto që dëgjoj nëpër lajme?”, fantazma për një Ervis Martinaj.
“Rama e di i pari nëse është zhdukur dhe ky është pjesë e zhdukjes, nëse është vrarë prap ky e di, nëse është gjallë prap ky e di. Një kryeministër i di të gjitha dhe Shërbimi Informativ Kombëtar i di të gjitha.”

