Qeveria nuk humb kohë, konfiskon pallatin 9 katësh pa leje
Ndonëse për Ministren Balluku nuk dihet se si është ndërtuar ky 9 katësh, për kryeministrin Rama pallati në Farkë është edhe nën mbrojtjen e një shefi komisariati.
Edi Rama: Ka dhe një pallat pa leje në Tiranë. Shefi i komisariatit në atë zonë ku ëhstë ndërtuar ai pallat nuk ka se si të jetë shef komisariati.
Aksioni i konfiskimit të kateve pa leje, nisi të enjten, vetëm një ditë pas vendimit të marrë nga qeveria. Ministrja e Infrastrukturës bashkë me drejtoren e IKMT Dallëndyshe Bici dhe drejtorin e policisë së Tiranës Rebani Jaupaj e denoncuan publikisht këtë ndërtesë dhe I dhanë ultimatum ndërtuesit. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, i sekuestruar me vendim qeverie i përket biznesmenit J.M. e sipas Ballukut, ky është rasti më flagrant i shkeljes së ligjit.
Belinda Balluku: Investitori që ka shkelur ligjin do të jetë i detyruar të paguajë gjobën. Vetëm ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi. Nuk bëjnë pjesë në këtë aksion ato ndërtesa që janë të paligjshme dhe që qytetarët i kanë ndërtuar për ët strehuar familjen.
Sipas Ballukut nese ndërtuesi mund t'i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut, paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund te dhurohen, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet. Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror. E kur ndërtuesi nuk pranon parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht.
