Berisha kërkon Ramën në Kuvend dhe e akuzon për pashpirtësi, Felaj i mbyll mikrofonin
Pasditja e gjeti sallën e Kuvendit bosh. Seanca e nisur prej orës 10:00 të paradites vijon ende.
Foltores ju drejtua Berisha për procedurë por kur diskutimi i tij doli jashtë saj drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i mbylli mikrofonin.
Kjo se pengoi Berishën për të vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë.
Berisha: Paradë pashpirtësie, kreu juaj duhet të jetë këtu tu thotë qytetarëve shqiptarë sesi ka mundësi që pasi u ka grabitur… Çfarë është kjo tabelë këtu? Dash (Dashnor Sula) shumë mirë.
Felaj: Zoti Berisha ju lutem, fjala juaj nuk është për procedurë. Meqë jeni ngritur flisni për procedurë.
Berisha: Jo jo, kreu juaj duhet të jetë këtu. Tabela është e domosdoshme për të treguar sesa të pashpirt jeni.
Felaj i mbyll mikrofonin.
Felaj: Mos na konsulmoni kohë në mënyrë të panevojshme për sqarime që janë bërë më parë. Na lejoni të vazhdojmë seancën.
Berisha vijoi të flasë pa mikrofon, duke akuzuar qeverinë për tallje me qytetarët dhe si referencë u mori paketën e ndihmës të qeverisë së Kosovës.
Berisha debatoi dhe me ministrin Manja për policët e burgjeve dhe pas 3 minutash liroi foltoren për ti lënë radhën Dash Sulës.
Në Kuvend po diskutohet akti normartiv për ndryshimin e buxhetit 2022.
