"Vdeksh" Vrasja e 63-vjeçares në Kozare, rrëzohet kërkesa e familjarëve, tensione para gjykatës: Do bëjmë vetëgjyqësi
Momente tensioni u shënuan para gjykatës së Beratit pasi rrëzoi kërkesën e familjarëve të 63-vjeçares Fatime Suli për rikthimin për hetim të krimit të shënuar në janar të këtij viti në Kozarë të Kuçovës. Familjarët e gruas kërkonin hetimin edhe të një të fqinji të cilin e akuzojnë si bashkëpunëtor në vrasje.
Ky ishte reagimi i familjarëve Fatime Sulit të vrarë në janar të këtij viti në Kozarë të Kuçovës, pasi gjykata e Beratit rrëzoi kërkesën e tyre që për krimin të hetohet Izet Marra.
Ata tentuan të godasin fqinjin, që sipas tyre 63-vjeçarja u kishte thënë se e ngacmonte seksualisht prej muajsh, para se ajo të vritej nga Fetah Marra.
Reagimi pasoi një seancën paraprake, ku gjykata rrëzoi kërkesën e tyre që dosja e vrasjes së gruas të rikthehej për hetim.
Fatime Suli u gjet gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe më 20 janar të këtij viti.
Fetah Marra e ka pranuar tashmë krimin dhe ka deklaruar se viktima i kishte 60- mijë lekë borxh nga mbarështimi i tufës së bagëtive.
