Rruga “e aksidenteve”/ Aksi Peshkopi-Kukës pa mirëmbajtje, gropat e mëdha rrezikojnë shoferët

Dhjetëra shoferë që kalojnë çdo ditë në aksin Peshkopi-Kukës po përballen me vështirësi në qarkullim. Aksi është shkatërruar, ndërsa vetë shoferët thonë se gropat e mëdha janë vurim aksidenti dhe po shtojnë kostot në makinat e tyre.

Mijëra banorë të disa njësive administrative të Bashkisë Dibër, por edhe ata që lëvizin drejt Kukësit apo Kosovës, duhet të përballen me gjendjen e degraduar të aksit nacional Peshkopi-Kukës.

Këto janë  pamjet që vijnë nga ka aks.

Gropat në mes të asfaltit, janë kthyer në një burim aksidenti.

"Ata që nuk dinë rrugën shkojnë direkt në gropë, janë burim aksidenti.

"100 aksidente bëhen."

Banorët, thonë se situata e rrugës po shkakton edhe probleme në makinat e tyre.

"A ka më keq, tre goma ke çarë në një dite te kjo rrugë."

"Më shumë është burim aksidenti."

Situatë e konsiderojnë skandaloze, ndaj apelojnë për ndërhyrje.

"Është skandal, gjithë gropa. Nuk e di cila firmë e ka."

"Kastrofë, asfalt me zhavorr nuk kam parë ndonjëherë."

Ashtu si në shumë akse të tjera, mirëmbajtja e kësaj rruge ka qenë problematike prej vitesh, ndërsa zgjidhja më e mirë sipas banorëve mbetet një rehabilitim i plotë i të gjithë aksit.