Protesta te plehrat, njerëzit e Bashës as me Metën, as me Berishën

"Të martën që vjen në oreën 18:00 te incineratori i Tiranës."

Jo të gjithë demokratët do ti bashkohen Ilir Metës në protestën e 13 shtatorit në landfillin e Sharrës.

Edhe pse çështja e incineratorëve është aktualisht e opozitës, ligjvënësit e PD-së, mbështetës të Lulzim Bashës, nuk shkojnë të protestojnë.

Ata i qëndrojnë linjës së oponencës parlamentare.

Basha: Ditë të mbarë të gjithëve.

Bardhi: Incineratorët janë produkli i krimit, nëse ka një skenë krimi është kryeministria.

Alibeaj: Ajo çfarë unë bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe ti bëj denoncimet këtu.

Çupi: Vetëm kur më thërret PD marr pjesë në protestë.

Grupi tjetër demokrat që mbështesin, Sali Berishën, nuk kanë dilema. Për ta pjesëmarrja në protestë është domosdoshmëri.

Noka: E tillë është situata në Shqipëri me këtë regjim. Çdo ditë, çdo moment, çdo shqiptar duhet të ndihet në protestë.

Zhupa: Personalisht është një kauzë që e kam mbrojtur, është një kauzë që kam bërë betejë. Jam në gjyqe dhe do jem në protestë.

Duma: Në çdo protestë duhet marrë pjesë.

Paloka: Jo vetëm në protestat e organizuara nga opozita, por në çdo protestë opozitare do jemi pjesë e saj.

Korreshi: Unë shkoj në çdo protestë.

Ka edhe të tjerë ligjvënës të PD-së që janë dyshues për aksionin opozitar të Partisë së Lirisë, apo dhe nga ata që thonë se kanë axhendë individuale të martën e 13 shtatorit.

Çollaku: Kur të qartësohet motivi i çdo proteste unë do të marr pjesë.

Baçi: Nëse kemi një punë akoma më të rëndësishme dhe nga protesta mund të bëjmë atë punën tjetër më të rëndësishme.

Ulliri: Çdo kauzë që ja vlen të mbrohet do të jem dhe unë në ballë të parë për ta mbrojtur.

Vetë Ilir Meta nuk kërkoi publikisht pjesëmarrjen e PD-së në këtë protestë, e për pasojë në bllokun opozitar nuk ka organizim.

Ndërsa Berisha ka thënë se është duke u punuar për krijimin e një fronti opozitar për zhvillimin e protestave, madje duke e cilësuar sesionin e ri parlamentar si një sezon protestash.

Protesta te plehrat, njerëzit e Bashës as me Metën, as meProtesta te plehrat, njerëzit e Bashës as me Metën, as me