“Shqipëria ka investuar për mbrojtjes kibernetike”, studiuesi Beqa: 15 korrik tregoi se paratë mund të kenë përfunduar në destinacione të tjera

Pedagogu dhe studiuesi Mentor Beqa në një intervistë për Ora News më gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se  Shqipëria ka ka investuar një sasi të konsiderueshme parash për të ngritur infrastrukturën e mbrojtjes kibernetike.

Sipas tij me atë që ndodhur më 15 korrik pamë që këto investime ose nuk kanë qenë të duhura ose nuk janë realizuar siç duhen ose paratë që argëtohen për një operacion të caktuar përfundojnë në destinacione të tjera siç ndodh shpesh në Shqipëri.

Mentor Beqa: SHBA dhe NATO punojnë me Shqipërinë prej më shumë se 1 dekade  për të ngritur kapacitetet e mbrojtjes kibernetike. Shqipëria ka investuar një sasi të konsiderueshme parash për të ngritur infrastrukturën e mbrojtjes kibernetike. Me atë që ka ndodhur më 15 korrik pamë që këto investime ose nuk kanë qenë të duhura ose nuk janë realizuar siç duhen ose paratë që targëtohen për një operacion të caktuar përfundojnë në destinacione të tjera siç ndodh shpesh në Shqipëri.  Niveli i monitorimin dhe nga SHBA është rritur dhe do të kontribuojë pozitivisht. Është domosdoshmëri në kushtet e një bote virtuale.