Tedi Cara rrëfen sekretet e startit të Partizanit dhe endrrën në sirtar

Sulmuesi i Partizanit Tedi Cara në një intervistë për  Sport Magazine me moderatorin Drilon Xhepollari foli rreth  startit të Partizantit dhe objektivat e klubit në këtë sezon.

Tedi Cara: Pas ardhjes së trajnerit ka ardhur një atmosferë pozitive, edhe pikët janë ato që të japin qetësi. Në tre ndeshjet e para kemi marrë pikët maksimale. Sa i përket komunikimit nuk është problem. Ka  përkthyes nga italishtja, edhe disa quna flasin anglisht. Nuk është problem komunikimi. Mendoj se fryma pozitive në grup me ardhjen e trajnerit vihet re. është një skemë që po e përdor mirë trajneri dhe me këto ide ne e sulmojmë çdo kundërshtar tani. Objektivat e klubit janë që të dalim kampjon. Unë po jap maksimumin.

Sa i përket refuzimit të ofertave që ka pasur dhe zgjedhjen për të qëndruar te Partizani u shpreh se arsyeja e qëndrimit është arritja e titullit kampjon.

Tedi Cara:Kam qëndruar te Partizani për objektivin, titullim kampjon. Deri më tani nuk ka ardhur ajo që dëshiron klubi dhe kam qëndruar këtu. Jam i lumtur që jam këtu dhe do të bëj më të mirën.  

Gjithashtu Cara foli dhe për ndryshimet e bëra në fushën e lojës.

Tedi Cara: Më mirë ndihem si sulmues i krahut të majtë. Pastaj janë zgjedhjet e trajnerit se ku do të të vendosë. Ti je në fushë dhe duhet të japësh maksimumin. Kemi ndryshuar dhe skemën. Të gjithë lojtarët aty kanë cilësi, gjithkush ka cilësitë e tyre, me to komunikoj mirë.

“Ëndërra ime është të dal kampion me Partizanin këtë vit. Nëse dal kampion objektivi tjetër është të luaj me ndonjë ekip jashtë. Këtë vit dua të kaloj 10 golshin, por më e rëndësishmja është të fitojmë. E rëndësishme është ekipi të dalë kampion”, tha Cara.