Phil Foden ndahet nga e fejuara për një “like” në foton e blogeres
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 13:07
Ndahet nga e dashura për shkak të një “like” në Instagram. Sulmuesit të Manchester City, Phil Foden, e fejuara Rebecca Cooke ia ka treguar derën pasi 22-vjeçari pëlqeu një foto të modeles Holly Burns, në një fotografi të saj me të brendshme.
Mediat britanike aludojnë se mes lojtarit të Anglisë dhe Burns ka pasur një histori të shkurtër dhe nuk është vetëm çështja e Instagramit që ka ndarë përfundimisht lojtarin e skuadrës së Guardiola-s nga e dashura.
Gjithsesi, Burns e ka mohuar një gjë të tillë dhe nuk ka pranuar të flasë as nëse mes tyre ka pasur një flirt në distancë edhe pse duket se thjesht prania e saj në rrjetet sociale i ka dhënë fund lidhjes së mesfishorit nga Cooke me të cilën do të sjellë në jetë edhe fëmijën e dytë.
