Chelsea shkarkon Tuchel. Humbja në Zagreb e papranueshme për klubin
Thomas Tuchel shkarkohet nga detyra si trajner i Chelseat.
Humbja në Zagreb kundët Dinamos 1-0 konsiderohet e papranueshme për presidentin Todd Boehly që vendos të largojënnga detyra teknikun gjerman që fitoi UEFA Champions League sezonin e kaluar.
Vendimi i klubit vjen 100 ditë pas ndryshimit të pronësisë nga duart e Abramovich te fondi amerikan.
Në kampionat pas 6 javëve të para Chelsea renditet në vendin e 6 me 10 pikë. Nuk dihet shumë për emrin e mundshëm që mund ta zëvendësojë gjermanin por mediat angleze zbulojnë tre kandidaturat që janë Potter, Pochettino dhe Zidane
"Në emër të klubit falënderojmë trajnerin dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për kontributin dhe punën e bërë gjatë kësaj periudhe kur kanë drejtuar skuadrën. Thomas do të ketë përherë një vend një librin e historisë së Chelseat pas Champions dhe Superkupës e Botërorit të Klubeve", thekson klubi londinez në nje komunikatë.
Në merkaton e kësaj vere Chelsea shpenzoi 313 milionë euro duke vendosur rekord absolut jo vetëm në Premier League.
