Tom Brady dhe Gisele Bundchen në krizë? Mediat amerikane të paqarta

Zërat për divorcin e çiftit më të famshëm të sportit dhe modës në SHBA, Tom Brady e Gisele Bundchen nuk kanë rreshtur gjatë muajve të fundit, pavarësisht faktit se të dy ata janë shfaqur në publik si një çift i lumtur.

Sipas mediave amerikane, kampioni i futbollit amerikan, i martuar prej shumë vitesh me modelen braziliane, mendohet se po përjetojnë një moment krize, por rutina e tyre është e njëjtë, të paktën për sytë e publikut.

Revista “People” shkruan se Brady po fokusohet më shumë te marrëdhënia me të afërmit e tij, gjë që nuk e ka bërë në vitet e fundit të angazhimit me modelen, duke i lënë disi pas dore ashtu si edhe fjalin Jack që e ka lindur nga lidhja me ish te dashurën, Bridget Moynahan.

Pak ditë më parë, Brady mori disa ditë leje nga skuadra Tampa Bay Buccaneers ku ndodhet për fazë përgatitore duke i hedhur benzinë zjarrit të zërave për një krizë të mundshme që mendohet se ka lindur pas vendimit të Tom për të mos u tërhequr.