Totti dhe Blasi jetuan për 12 muaj të ndarë nën të njëjtën çati

Francesco Totti dhe Ilary Blasi kanë jetuar të ndarë nën të njëjtën çati për pothuajse një vit dhe këtë e kanë bërë për hir të fëmijëve.

“La Repubblica” publikon të dhëna interesante nga dosja ligjore që do të shkojë drejt gjykatës për të zyrtarizuar divorcin e ish-kapitenit të Romës me bionden e ekranit italian.

Sipas të dhënave, Francesco dhe Ilary qëndronin në të njëjtat hapësira për t’i dhënë edhe një mundësi lidhjes por kriza u thellua dhe asgjë nuk funksioni. Gjatë kësaj periudhe, Totti nisi të shoqërohej me të fejuarën aktuale, Noemi Bocchi.