Djali i Michael Jordan “rrëmben” bashkëshorten e Scottie Pippen

Djali i Miachael Jordan në shoqërinë e bashkëshortes së Scottie Pippen. Nuk është një anekdodë por ngjarje e vërtetë. Jordan dhe Pippen, dy yjet e Chicago Bulls që shkruajti historinë e NBA, nuk janë protagonistë por në skenë janë ngjitur njerëzit e tyre të dashur.

Ata janë parë në qëndër të Chicagos të shoqërua nga një çift tjetër, teksa shijuan një darkë në një restorant japonez. Sipas raportimeve që bën portali i njohur, TMZ, Marcus dhe Larsa nuk qëndruan shumë pasi njerëzit nisën t’i njihnin.

Sikur të mos mjaftonin kontradiktat mes Michael Jordan dhe Scottie Pippen kur të dy ishin shokë skuadre, sot një tjetër seri i shtohet kapitullit të përplasjes mes dy familjeve.