Kroos: Largimi nga Bayern Munchen, vendimi më i mirë i marrë

Toni Kroos kundër UEFA-s, në mbështetje të Real Madrid për projektin e Superligës. Mesfushori gjerman, në një intervistë dhënë për një platformë marketingu, shprehet se është i bindur që herët a vonë, projekti i Superligës do të realizohet.

“Dua të nënvizoj se paratë kanë rëndësi deri në njëfarë pike. Të ardhurat nga të drejtat televizive në Angli janë shumë më të mëdha se pjesa tjetër e Europës por klubet ishullore kanë pak sukses në Europë”.

Në vijim, Kroos ndalet te vendimi që mori kohë më parë për të lënë Bayernin:

“Ishte vendimi më i mirë që kam marrë në karrierën time profesionale dhe private. Isha 24 vjeç dhe kisha një djalë të vogël. Erdha në Spanjë pa e ditur gjuhën por u bashkova me klubin më të rëndësishëmtë botës. Organizova jetën me detyrën që nuk duhej të lija asgjë pas dore në skuadër. Jam shumë i lidhur me Florentino Perez, klubin dhe tifozët sepse është një çështje zemre. Që prej ditës së parë presidenti më ka bërë të ndihem i lumrur te Reali. Kam 8 vjet këtu dhe nuk ka menduar për asnjë moment që të më shesë”.