Benzema “tremb” Realin, largohet nga fusha e lojës pas 30 minutave lojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2022, 21:57

Lajm i keq për Real Madrid. Karim Benzema la fushën e lojës në “Celtic Park” pas vetëm 30 minutave lojë.
Heroi i skuadrës madrilene në misionin për Championsin e 14 sezonin e kaluar, pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë duke u detyruar të braktiste skuadrën në misionin e sezonit të ri të Champions League të nisur nga Skocia.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Benzema por me siguri bomnberi do të qëndrojë disa ditë larg fushave të futbollit.
