(VIDEO) Dhunë në derbin Prishtina-Ballkani, një i plagosur me thikë në stadium
Dhunë në shkallët e stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”. 1 i plagosur rëndë me thikë dhe tre të tjerë të dhunuar në shkallët e kompeksit më të madh të futbollit në Kosovë gjatë sfidës mes vendasve të Prishtinës dhe kampionit në fuqi të Ballkanit që fitoi 1-0 me gol të Rrahmanit.
Burime nga klubi mik nga Suhareka theksojnë për mediat e vendit fqinjë se fillimisht pati një përplasje të vogël nga tifozët e Ballkanit me disa shikues që qëndronin në pjesën lindore, ndërsa dhuna më pas u bë më masive duke u zgjeruar deri në sektorin e mbështetësve historikë të Prishtinës, “Plisat”.
Sipas pretendimeve të Ballkanit, në stadium nuk kishte forca të sigurisë edhe pse në shkallë ndodheshin më shumë se 7 mijë tifozë.
SKANDAL: #Plisat sulmojnë #Xhebrailat para fillimit të derbit Prishtina - Ballkani
— LIG Sport (@lig_sport) September 4, 2022
VIDEO: Gazeta Express Sport pic.twitter.com/1jjqsaQYeh
