“Çështja e incineratorëve është terren flake”, Ndoka: Opozita ta kthejë në kryefjalën e kauzave

Kryetar i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se janë shumë problematika që shqetësojnë vendin por çështja e incineratorëve është terren flake.

Sipas tij qeveria me këtë aferë është “kapur me presh në dorë”.

“Është në dorën e drejtësisë por opozita duhet të bëjë punën e vet”, shprehet ai.

Nard Ndoka: Çështja e incineratorëve është terren flake. Janë aq shumë problematika sa  nuk ka më. Vjedhja e shekullit në qeverinë e Ismail Qemalit janë inceneratorët, i kapur me presh në dorë. Është në dorën e drejtësisë por opozita duhet të bëjë punën e vet. Opozita ka zgjedhur formën më të mirë për ta bërë atë. Janë kapur me presh në dorë dhe opozita duhet ta kthejë në kryefjalën e kauzave.