Berisha i radhës në Australi, këtë herë është radha e Valonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2022, 10:48
Një tjetër "Berisha" në Australi. Pas eksperiencës pozitive me Besartin, në vendin e kangurëve afrojnë një tjetër futbollist me këtë mbiemër.
Valon Berisha është transferuar për një sezon në formë huazimi te klubi satelit i Manchester City, Melbourne City.
Francezët e Reims vendosën të heqin dorë nga mesfushori që nuk bindi aspak sezonin e kaluar pas transferimit nga Lazio ku gjithashtu dështoi.
Zhvendosja e Valonit në Australi është një lajm i keq për Kosovën pasi distanca me Europën është shumë e madhe dhe ky fakt mund të bëhet pengesë për bashkimin e tij me skuadrën e Alain Giresse.
Sezonin e kaluar në Ligue 1, mesfushori regjistroi 13 ndeshje por nuk shënoi asnjë gol dhe nuk dhuroi asnjë asist.
