Një gjyqtar shqiptar për kampionët e Europës. Bekim Zogaj vendos drejtësi në “Celtic Park”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 23:59
Një gjyqtar shqiptar do të vendosë drejtësi në ndeshjen debutuese të kampionëve të Europës në Champions League për sezonin 2022-2023. Bëhet fjalë për Bekim Zogajn, i cili plotëson treshen e gjyqtarëve të sfidës Celtic-Real Madrid në rolin e asistentit.
Sfida do të luhet të martën në “Celtic Park” të Glasgoë dhe do të jetë e para e grupit F ku bëjnë pjesë edhe Leipzig e Shakhtar Donetsk.
Zogaj është pjesë e UEFA-s prej shumë vitesh dhe ai bën pjesë në seleksionin e gjyqtarëve zviceriane pasi kryesori i ndeshjes do të jetë Sandro Schärer.
