VIDEO/ Champions League, tregojnë “muskujt” Real Madrid dhe Manchester City, dështojnë italianët
Pak surpriza dhe shumë konfirmime në mbrëmjen e parë të grupeve të UEFA Champions League. Kampionët e Europës në fuqi, Real Madrid treguan muskujt në Skocinë e largët ku mposhtën Celtic 3-0 edhe pa Benzema të dëmtuar pas 30 minutave lojë.
Vinicius, Modric dhe Hazard pas shumë kohësh, shënuan në pjesën e dytë për t’i dhënë fitoren skuadrës së Ancelottit në grupin F ku surpriza e madheishte Shakhtar Donetsk që shkatërroi 4-1 në Gjermani skuadrën e Leipzig.
Supersfida e mbrëmjes u luajt në “Parc de Princes” ku PSG me shumë vuajtje mundi 2-1 Juventusin ku në të dyja rastet rrugën e rrjetës e gjeti Mbappe. Për t’u veçuar realizimi i parë, një kryevepër me asistin e Neymar. Po në këtë grup, Benfica kaloi 2-1 Maccabi Haiffa.
Grup me rezultate të qarta është ai G ku Manchester City iu përgjigj në distancë Borussias me një 4-0 në fushën e Sevillas me dy gola të Halaand që shkon në kuotën 25 në 20 ndeshjet e para të Champions dukle vendosur edhe një rekord absolut.
Ndërkohë në grupin A, pas humbjes së Chelseat në Zagreb, Salsburg dhe Milan ndanë pikët në barazimin 1-1.
