Shtrigan për të mallkuar Mbappe? Sulmuesi del në krah të Paul Pogba

Kylian Mbappe vendos t’i besojë kolegut në Kombëtaren e Francës, Paul Pogba dhe jo vëllait të tij Mathias, sipas të cilit, mesfushori i Juventusit ka punësuar një shtrigan për të mallkuar sulmuesin e PSG.

Mathias Pogba kërcënoi javën e kaluar se do të publikonte fakte për akuzat që sipas tij do të trondisnin jo vetëm Mbappe por edhe tifozët e mbështetësit e Pogba.

Duke folur në konferencën e shtypit përpara ndeshjes me Juventusin, sulmuesi u shpreh: “Më pëlqen t’i besoj shokut të skuadrës në Kombëtare. Më telefonoi dhe më dha versionin e tij dhe unë e besoj. Ai është në një përplasje të hapur me vëllain por unë zgjedh të jem me Paul me të cilin do të luajmë në Kupën e Botës”.