“Mund të sulmoheni dhe grabiteni”. Liverpool paralajmëron tifozët por nxeh napoletanët
Nuk do të shkojnë në Ukrainë apo në një zonë lufte por në zemër të Europës, në Napoli, por Liverpool paralajmëron tifozët e tij të evitojnë shëtitjet në qëndër të qytetit.
“Rrezikoni të vidheni dhe sulmoheni. Mos shkoni në qëndër të veshur me ngjyrat e fanellës së skuadrës”, shkruan Liverpool në komunikatën drejtuar mbështetësve anglezë që do të ndjekin skuadrën e tyre në “Maradona” të mërkurën në mbrëmje.
Komunikatë që ka krijuar zemërim të madh në radhët e italianëve që kritikojnë klubin nga Merseyside për deformimin e realitetit duke e cilësuar Napolin një qytet të dashur dhe të qetë me problematika të krimit si në çdo qytet tjetër europian.
“Këshillojmë tifozët që një ditë përpara sfidës të qëndrojnë në hotel. Evitoni zonat publike ndërsa evitoni gjithashtu zonat që janë larg portit të qytetit”, thekson gjithashtu në komunikatë klubi anglez.
