Serie A, "pritet koka" e parë. Trajneri serb shkarkohet nga skuadra emiljane

5 javët e para pa asnjë fitore në Serie A i kushtojnë shtrenjtë trajnerit të Bologna-s, Sinisa Mihajlovic i cili bëhet trajneri i parë qe shkarkohet këtë sezon në Itali.
Ish-mesfishori serb e ka marrë vesh vendimin pak minuta pas mbledhjes së drejtuesve më të lartë të klubit emiljan nga ku largohet 44 ditë pas rikthimit për shkak të kurimit ne spitalin e Bolognas ku u shtrua për herë të dytë për shkak të sëmundjes së leuçemisë.
Mihajlovic e mori drejtimin e Bologna-s në vitin 2019 kur mësoi se vuante nga sëmundja e rëndë. U kurua fillimisht për disa muaj duke munguar për një kohë të gjatë por pa i shkëputur asnjëherë kontaktet me skuadrën ndërsa gjatë ketij sezoni, Mihajlovic numëron 3 barazime dhe dy humbje.
Trajneri serb nuk e bëri asnjëherë hapin e madh duke u mjaftuar vetëm me mbijetesën e skuadrës emiljane në Serie A.