“Lewandowski i Kosovës” nderon Ballkanin në supersfidën me Prishtinën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2022, 22:38
Fundi i pjesës së parë rezultoi vendimtar në ndeshjen më të rëndësishme javë javës së pestë në Kosovë mes Prishtinës së mbështetur nga rreth 9 mijë tifozë dhe Ballkanit të Ilir Dajës vetëm në javën e tretë të kampionatit.
Ai që vendosi fatet e sfidës ishte i përhershmi Albion Rrahmani që pas një asisti nga kapiteni i miqve, Armend Thaçi e ndali topin në rrjetë duke heshtur stadiumin e skuadrës më të titulluar të Kosovës.
Ndeshja në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” u vendos pikërisht nga ky gol që konfirmon Ballkanin skuadrën për t’u mundur edhe këtë sezon.
Pas 5 javëve të para, kryesimin e klasifikimit e drejton Gjilani me 13 pikë por kampionët në fuqi kanë luajtur vetëm tre sfida nga të cilat kanë marë maskimumin.