VIDEO/ Roma dështon keq në fushën e Udines, dëmtohet edhe Abraham

Rrëzim i papriutur dhe turpërues për Romën në Udine ku skuadra e Jose Mourinhos u shkatërrua 4-0 dhe humbet vendin e parë në Serie A.

Të dielën në mbrëmje, verdhekuqtë të frymëzuar nga Dybala dhe 3 fitore e 1 barazim, ranë viktimë e friulanëve për shkak edhe të gabimeve nga ana e Karsdorp e Rui Patricio, ndërsa Abraham la fushën e lojës i dëmtuar.

Në krahun tjetër, ka vetëm duartrikotje për Udinesen e Sottil që meritoi suksesin me golat e Udogie, Samardzic, Pereyra e Lovric.