Begaj dekoroi sot Rita Orën, por "nesër" s'ka dekorata pa pyetur kancelarin
Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka dekoruar me titulli “Naim Frashëri” artisten më famë ndërkombëtare Rita Ora e cila ndodhet në Tiranë për të përformuar për publikun shqiptar. Presidenti ka shfrytëzuar momentin pasi ende projektligji për dekoratat i propozuar nga socialistët nuk ka kaluar në Parlament, pasi Begaj do ta kishte të pamundur të dekoronte Rita Orën pa marrë miratimin nga Kancelari, organi i ri që pritet të ngrihet pas miratimit të ligjit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është vlerësuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj me Titullin e Lartë “Naim Frashëri”. Artistja e cila do të përformojë të martën (6 shtator 2022) në Tiranë në kuadër të javes britanike është dekoruar me motivacionin për kontributin e e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe mirënjohjen për rolin e saj si ambasadore në çështjet me ndjeshmëri kombëtare dhe globale.
Kësaj herë Preisdenti Bajram Begaj nuk e ka patur të nevojshme të marrë miratimin e Kancelarisë që do të ngrihet pas miratimit të ligjit të ri për dekoratat.
Nisma ligjore e PS do të kufizojë Kreun e Shtetit për dhënien e dekoratave si dhe Begaj nuk do të ketë mund të marrë një vendim të tillë pa miratimin e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve.
Një nisëm ligjore që socialistët e bën gati për të frenuar që Presidentët të bëjnë “politikë” me dekoratat e shtetit.

