Ky shtator i nxehtë politik e jo vetëm, sot pasdite Kuvendi çel sesionin parlamentar

Kuvendi mblidhet sot pasdite ora 18:00 në seancë plenare për të nisur sesionin e ri parlamentar. E ndërsa moti në muajin shtator pritet të jetë me temperatura 4 - 5 gradë më të larta se normalja, i nxehtë pritet të jetë dhe atmosfera politike, nisur dhe nga deklaratat e opozitës që ka paralajmëruar se betejën kundër qeverisë do e bëjë në parlament dhe me protesta në shesh.

Por kush janë çështjet e nxehta?

Një dimër i vështirë parashikohet nga qeveria nxitur dhe nga lufta në Ukrainë. Shtetet shprehin shqetësimin se vendet e tyre mund të përballen me krizën energjetike dhe jo vetëm. 

Socialistët kërkojnë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit ku sipas socialistëve, parashikohet pastrimi jo vetëm i radhëve të parlamentit, por gjithë politikës e institucioneve të pavarura nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, pritet të jetë çështja më e nxehtë e këtij sesioni.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Puna për reformën zgjedhore dhe atë territoriale do të vijojë në dy komisione bipartizane të ngritura për të punuar për to,  por në këto komisione demokratët janë të përfaqësuar nga ata që njihen si mbështetesit e Enkeled Alibeajt.

Ndërkohë gjatë këtij sesioni qeveria ka paralajmëruar se do të çojë në parlament dhe një sërë ligjesh që janë në procesin e konsultimit publik aktualisht, amnistia penale e fiskale, Legalizimi i kanabisit dhe rikthimi i basteve online.

E ndërkohë fakti  që pranverën e ardhshme do të mbahen dhe zgjedhjet lokale e bën betejën politike edhe më të ethshme.