A do të votojë PD nisma e PS-së për dosjen e sigurimit, Alibeaj: Ne kemi paketën tonë të dekomunistizimit
A do ta mbështesë me votë nismën e PS-së për rihapjen e dosjeve të sigurimit?
Në konferencën për median edhe pse nuk dha një vendim të qartë nëse do ta votojë apo jo nismën e socialistëve Alibeaj kërkoi votimin e paketës së propozuar prej tij për dekomunistizimin
“Çështjet e lustracionit kanë qenë të filluara dhe çuara përpara nga PD. Madje nëse janë penguar janë penguar nga PS dhe Edi Rama. Ne kemi paketën tonë të dekomunistizimit: Deklasifikim dosjesh, ndalim të simboleve të komunizmit, përcaktimin e vendeve të kujtesës dhe lustracioni. Përdorimi I lustracionit për lojra të ngushta politike është shërbimi më i keq. Është nevojë e shoqërisë shqiptare dekomunistizimi, lustracioni, kujtesa" tha Alibeaj.
Nisma e socialistëve kërkon 84 vota, ndërkohë që Alibeaj ftoi të votojnë nismen e tyre për lustracionin
"Të thirrur për të votuar dhe mbështetur iniciativat tona janë të gjithë. Do të vijë moment kur ti diskutojmë. Shumë shpejt do depozitojmë dhe çështjen e legjislacionit të plotë”
Edhe këtë rradhe mbledhja e deputetëve të PD të renditur në krah të Alibeajt nuk u zhvillua në kryesinë e PD por në selinë e kryesisë së kuvendit.
