Meta: Indeksimi i pagave detyrim, të bëhet në 1 korrik të çdo viti

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë konferencës për mediat të mbajtur ditën e sotme bëri të njohur projektligjin e nënshkruar nga deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike.

Ai do të dërgohet në kuvend për tu shqyrtuar.

Ilir Meta: Përmes këtij projektligji synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Rritja dhe indeksimi i pagës minimale i rëndësishëm të përfshihet në ligj. Rritja dhe indeksimi i pagave ka vetëm efekte pozitive ekonomike dhe sociale. Bën përfitues të drejtpërdrejtë punonjësit. Rritja e pagës rrit nxitjen e konsumit. Mundëson përmirësimin e bilancit të sigurimeve.  Indeksimi i pagave detyrim, të bëhet në 1 korrik të çdo viti.

Në nenin 4 të këtij projektligji thuhet:

1.Paga minimale në shkallë vendi indeksohet për çdo vit kalendarik për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve.

2.Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi bëhet në bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

3.Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi bëhet çdo vit kalendarik në datë 1 Korrik në masën e nivelit mesatar vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit të vitit paraardhës.

4.Paga minimale në shkallë vendi rritet për çdo vit kalendarik, në nivelin minimal të 1/3-ës së rritjes reale ekonomike.

5.Rritja e pagës minimale në shkallë vendi bëhet për çdo vit kalendarik në datë 1 Korrik, duke marrë për bazë rritjen reale të ekonomisë në vitin paraardhës.

6.Kjo rritje nuk bazohet në rastin kur të dhënat zyrtare reale tregojnë për një rritje reale negative të ekonomisë.