Foto/ Ky është vendi në Itali ku u gjet i vrarë biznesmeni shqiptar Fatmir Ara

Mediat italiane kanë publikuar foto të vendit ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar, Fatmir Ara.

Trupi i viktimës është gjetur pranë makinës së vëllait të cilin ai e përdorte, në një fushë jo shumë larg vendit ku punonte.

Hetimet e para të rrethanave të ngjarjes janë tregues se kush ka rrëmbyer e ekzekutuar biznesmenin shqiptar e njihte atë mirë, ashtu si dhe zonën ku u gjet trupi, pasi mungojnë telekamerat e sigurisë rrugore që mund të jepnin informacione të rëndësishme për policinë, raporton Ora News.

Fatmir Ara ishte babai i 4 fëmijëve. Bashkëshortja e tij denoncoi zhdukjen e bashkëshortit më 2 shtator 2022, ndërsa trupi i tij u gjet 2 ditë më pas 4 shtator, në fushat e komunës së San Carlo Canavese në provincën e Torinos.

I rrëmbyer, i torturuar e më pas i ekzekutuar. Hijet e së shkuarës së tij e afera të tjera mbeten pikëpyetjet e këtyre orëve që presin zbardhjen e krimit bashkë me gjetjen e autorit të krimit të 'rrëmbimit, torturimit e më pas ekzekutimit" të Fatmir Arës. 

Autoritetet policore italiane po hetojnë të gjitha pistat e ambientet që frekuentonte viktima. 

Foto/ Ky është vendi në Itali ku u gjet i vrarë biznesmeni

Foto/ Ky është vendi në Itali ku u gjet i vrarë biznesmeni