Bulqizë, sherri degradon në përdorimin e armëve, dy persona në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 15:45
LAJMI U PËRDITËSUA/ Një konflikt mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit në Shupenzë të Bulqizës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50. Policia thotë se është njoftuar se në vendin e quajtur "Ura e Serbinit" në Shupenzë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve F. T., dhe A. D., të cilët dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

