Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i motit për sot
Nga Ora News Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 07:20

Sipas MeteoAlb: Shqiperia vijon të jetë në ndikimin motit të qëndueshëm, ku kthjellimet do të jenë dominante në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu pjesërisht në zonat Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
