"Bëhuni Gati!" Brenda 24 orësh Meta njofton protestën e parë
Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar Ilir Meta në konferencën për gazetarët nuk foli për kërkesën e një qeverie teknike, por shtoi se po diskutohet me të gjithë opozitën për nisjen e protestave. Pavarësisht kësaj ai shtoi se Partia e lirisë ka dhe një agjendë të saj
"Partia e Lirisë ka një agjendë të sajën për të nisur tashmë protestat antikorrupsion aty tek vetë veprat e krimit që janë kryer. Do të ketë vazhdimisht protesta aty ku ndodh krimi, vidhet qytetari dhe taksat e tij. “Shumë shpejt një nga protestat e para do të njoftohet këto 24 orë. Kjo do të ndodhë pasi të konsultohem me drejtuesit e tjerë të Partisë Lirisë.”
Protestat me Berishën?
Meta tha se protestat do të jenë së bashku me të gjitha forcat politike dhe grupet e interesit. "Partia e Lirisë do të jetë një forcë politike në terren jo vetëm duke denoncuar në parlament"
Në parlament katër deputetët e Partisë së Lirisë do të paraqiten me të paktën dy projektligje ku përfshihet dhe drafti për pastërtinë e figurës së politikanit.
Ilir Meta: Partia e Lirisë dhe Vasili mund t’ju njohë vetë lidhur me nisma për integritetin e personave publik ku përveç kontrollit të shëndetit mendor dhe psikik i cili është emergjent në mënyrë të veçantë për kryeministrin aktual. Dhe sjellja e fundit është një sjellje antiligjore dhe skizofrenike. Po kështu për testin e drogës për të gjithë politikanët dhe për teste të tjera.
Po ashtu kërkesa për rritjen e pagave sipas nivelit të shtrenjtimit të çmimeve do të dorëzohet për votim në kuvend.
Përballë gazetarëve Meta bëri të ditur edhe faktin se SPAK ia ka kaluar prokurorisë padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve duke e konsideruar shpifje publikimin e emrit të tij si ish bashkëpunëtor të shtetit.

