"Kemi frikë se mos fëmijët na bien në lumë" Banorët e Baldushkut në protestë për rrugën

Viti shkollor po afron, banorët në fshatrat e Baldushkut, Tiranë ngrenë zërin pasi nuk kanë rrugë për të çuar fëmijët në shkollë. 

Banorët e fshatit së bashku me fëmijët e tyre kanë ngritur zërin për këtë problem pasi thonë se ka mbi 8 vjet që nuk është bërë asnjë investim dhe ata sot janë ngritur në protestë.

“Kryebashkiaku i Tiranës është përqendruar vetëm në qendër dhe ka lënë pas 3 fshatra. Problemi i rrugës është më tepër shqetësues për fëmijët, të cilët do ju duhet të kalojnë për të shkuar në shkollë. Rruga është tejet e rrezikshme sidomos kur bien shirat dhe frymet lumi, vëren gazetarja e Ora News, Sonila Musai.

Po ashtu banorët kanë theksuar se prej vitesh kanë bërë kërkesa për rregullimin e saj dhe ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Na thonë së shpejti e së shpejti, do vijmë sot e nesër. Vetëm rrena. Sot e 30 vite. Duhen 45 minuta kalamajt me makinë që t'i çosh në shkollë.

Të bëhet rehabilitimi i rrugës. Kemi frikë se mos bien në lumë fëmijët. Rruga të paktën të jetë e kalueshme për makinat. Në momentin që nisin shirat rruga bëhet e pakalueshme dhe shumë familje nuk i çojnë. Çdo vit e njëjta gjë, vijnë e mbushin me zhavorr, por këtu kalon lumi dhe ajo gërryhet. Kemi bërë kërkesë në komunë. Na premtuan në fillim të shtatorit por ende asgjë ” është shprehur njëri nga banorët.