Kamëz/ Burri rreh gruan e kërcënon ta vrasë, sa sheh policinë flak armën nga dritarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2022, 09:42
Një 37 vjeçar u arrestua mbrëmjen e 4 shtatorit pasi ushtroi dhunë dhe kanosi se do të vriste bashkëshorten e tij
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz.
Në momentin që ka parë policinë tek dera burri ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur, informoi policia.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë,” ka njoftuar policia.
