Situatë alarmante në Durrës, bashkia asnjë ndërhyrje

Në qendër të një zone turistike sikurse është Arapaj në afërsi të bregdetit të Durrësit, kanali i tejndotur i ujerave është kthyer në një vatër infeksioni.

Në Fshatin Arapajve në Durrës në mes të shtëpive, ndodhet një kanal.

Mbeturinat, dhe mbetjet e tjera e kanë mbushur atë dhe zonën rreth tij.

Ndotja, është alarmante për banorët e zonës.

“Na shqetëson, se njerëz jemi. Dhe ne duam të jetojmë si të gjithë. A do të shkojmë në Europë.”

“Na shqetësojnë, çfarë të bëjmë.”

Banorët thonë se Bashkia e drejtuar nga Emirjana Sako s’ka marrë asnjë masë për të zgjidhur situatën, edhe pse ajo vazhdon prej vitesh në të njëjtën gjendje.

“Disa herë e kemi ngritur zërin por nuk e kanë rregulluar.”

“Fajin e ka bashkia pasi nuk i pastron.”

Durrësi është përfshirë shpesh-herë në kriza të njëpasnjëshme mbetjesh. Edhe pse ky qytet pret mijëra turistë, situata e pastrimit mbetet problematike.