Kukës/ Shkon të mbledhë boronica, i riu humb në bjeshkë

Kukës/ Shkon të mbledhë boronica, i riu humb në bjeshkë
Në foto: I riu i zhdukur në bjeshkë

Një 23 vjeçar është raportuar i humbur ditën e djeshme në Kukës, teksa denoncimi në polici është bërë nga familja e tij.

Mësohet se i riu ka dalë nga shtëpia për të shkuar në mal për të mbledhur boronica dhe nuk është kthyer më.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë," njoftoi policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

Kukës/ Shkon të mbledhë boronica, i riu humb në bjeshkë
Fshati Borje