A do të bashkojnë zgjedhjet e 2023, Alibeajn me Metën? Përgjigjet kreu i grupit parlamentar të PD
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se në zgjedhjet vendore të 2023 do të futet në koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, po grupi i demokratëve të Enkelejd Alibeajt?
Në konferencën për median në ditën e parë të sesionit të ri parlamentar Alibeaj nuk dha përgjigje por tha se për këtë çështje do të mblidhet grupi parlamentar në momentin e duhur.
“Do të ketë një tjetër moment ku do të diskutojmë edhe për këtë çështje. Sot në ditën e parë të sesionit parlamentar është me rëndësishme që të diskutojmë prioritetet e grupit parlamentar. Për këtë çështje do të mblidhet grupi parlamentar në momentin e duhur"
Edhe këtë rradhe mbledhja e deputetëve të PD të renditur në krah të Alibeajt nuk u zhvillua në kryesinë e PD por në selinë e kryesisë së kuvendit
