Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër/ Hetohet pista e hakmarrjes. Autori me skafandër me motor, ndaloi e qëlloi
Një kamera sigurie, sipas burimeve nga grupi hetimor ka filmuar të gjithë dinamikën e krimit të shënuar në Lagjen Guerrile, pasditen e së premtes, 2 shtator. Hakmarrja mësohet se është pista kryesore e hetimit.
Vrasësi i 57 vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodër, lëvizte me motor dhe mbante në kokë një skafandër e cila e deri më tani e ka pamundësuar identifikimin e tij.
Një kamera sigurie, sipas burimeve nga grupi hetimor ka filmuar të gjithë dinamikën e krimit të shënuar në Lagjen Guerrile, pasditen e së premtes, 2 shtator 2022.
Ekzekutori siç kanë zbuluar pamjet erdhi në zonë me motor, ndaloi dhe qëlloi me breshëri ndaj objektivit që po qëndronte në një dyqan, pranë banesës së tij.
Pasi verifikoi se Ismet Çekorja, që mori 7 plumba në trup u rrëzua në tokë vrasësi u largua me shpejtësi duke humbur më pas gjurmët në rrugica.
Veprimet e para të policisë së Shkodrës nuk dhanë rezultat dhe ai mbetet i lirë.
Ndaj grupi hetimor ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë nga biznese dhe institucione në segmente të tjera rrugore që të çojnë drejt Lagjes Guerrile".
Hetuesit shpresojnë që vrasësi që kërkojnë të ketë gabuar dhe të ketë hequr në ndonjë moment mbrojtësen, cka do ta identifikonte.
Mbetet enigmë nëse 57 vjeçari Ismet Çekorja u nxorr në pritë për tu vrarë duke pirë një birrë, vetëm 4 ditë pasi denoncoi në media se familja e tij sulmohej nga njerëz të lidhur me pushtet.
Pas krimit Forcat Speciale RENEA zbarkuan në Shkodër në ndihmë të strukturave lokale për shoqërime dhe kontrolle!
Burime thonë se të paktën 15 persona u shoqëruan në komisariat dhe u morën në pyetje në cilësinë e dëshmitarit apo personit në dijeni për atentatin.
Mes tyre është edhe 25-vjeçari Alban Bruçaj, i cili mbrëmjen e 25 gushtit i shpëtoi një atentati për të cilin është në kërkim Bajram Çekoja, djali i 57 vjecarit të vrarë.
Hakmarrja mësohet se është pista kryesore e hetimit.
Por për grupin hetimor mbetet e paqartë, nësë krimi lidhet me ngjarjet e fundit, apo konflikte të tjera të vjetra, pasi djali i Ismet Çekores ka qenë i dyshuar në disa ngjarje të rëndë kriminale të ndodhura vitet e fundit në Shkodër.


