Vodhën 22 biçikleta nëpër Tiranë. Arrestohet njëri prej 3 hajdutëve, zbulohet shitësi i biçikletave të vjedhura
Tre persona janë identifikuar nga policia si autor të vjedhjeve të biçikletave në zona të ndryshme të Tiranës.
Brenda 2022 ata akuzohen se kanë vjedhur 22 biçikleta. E fundit ishte ajo e datës 2 shtator 2022, ku 32 vjeçari I identifikuar me inicialet E.K. shtë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën "Nikolla Lena" teksa po vidhte një biçikletë.
Biçikletat pasi vidheshin i jepeshin një personi dhe nxirreshin në shitje nga 50 vjeçari A.D.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Policia ka arrestuar E. K., 32 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
Operacioni policor i koduar “Twenty two”.