Shtatori më i mirë se vjet, operatorët turistikë të kënaqur me kërkesat në Shëngjin

Stina e vjeshtës dhe moti i paqëndrueshëm, nuk e mbyllën sezonin turistik në Shëngjin.

Vija bregdetare vijon të jetë e populluar edhe në këto ditë të para të muajit shtator.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ditët e para të shtatorit dhe kapacitetet janë plotësisht të ezauruara. Ne për momentin këtë fundjavë jemi plotësisht të prenotuar," Xhulio Nikolli, menaxher resorti.

Operatorët turistikë po përdorin oferta me çmime të ulura për të joshur pushuesit, kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

"Aktualisht për shtatorin ne kemi një paketë që është rreth 30% më e lirë se ajo gjatë sezonit turistik. Kjo ka ndikuar që të ketë më shumë pushues," tha ai.

"Ky muaj shtator ka filluar më mirë sesa viti i kaluar. Aktualisht jemi me 50% kapacitete, por sërish mirë është," tha Besnik Sulaj, operator turistik.

Shëngjini është kthyer një nga destinacionet turistike më të pëlqyra dhe numri i turistëve vit pas viti po shënon rritje.

Sfida e operatorëve është zgjatja e sezonit turistik përtej 3 muajve të verës.