Aksident nga parakalimi i gabuar në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja e 3 pasagjerët

Një automjet tip Toyota ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal pasditen e 3 shtatorit 2022.

Makina e cila drejtohej nga 30 vjeçarja nga Tirana duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerë.

Shoferja E. M., 30 vjeçe dhe shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. 

Mësohet se shoferja është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër.

Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Aksident nga parakalimi i gabuar në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja

Aksident nga parakalimi i gabuar në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja

Aksident nga parakalimi i gabuar në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja