Dibër/ Plagosi me armë zjarri 42 vjeçarin, arrestohet autori, në kërkim bashkëpuntori i tij

Autori i dyshuar i plagosjes me armë të 42 vjeçarit në Dibër është arrestuar ditën e sotme ndërsa në kërkim është shpallur dhe bashkëpuntori i tij.

Besnik Selxhaferri, 47 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me armë zjarri 42 vjeçarin Agron Lela.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç, menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes," njofton policia.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 31 vjeç, pasi gjatë konfliktit ka goditur me grushta shtetasin N. S., 62 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.