FOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave të rrushit në Peqin

Deputeti demokrat Dashnor Sula zgjodhi të kalojë fundjavën pranë kultivuesve të rrushit në zonën e Peqinit.

Përmes një postimi në facebook Sula thotë se do të përkushtohet në tërë karrierën e tij politike atyre, duke ngritur zërin për shqetësimet e tyre në Parlament dhe çdo hapësirë mediatike me qëllim që tu krijohen kushtet që ata të jetojnë këtu dhe jo të ikin.

"Njerëzit e duan tokën! Njerëzit janë mirënjohës për atë që marrin nga toka! Njerëzit kujdesen për token. Por fatkeqësisht të vetëm nuk mundet tja dalin! Pa mbështetjen e shtetit, pa subvencione, pa mjete bujqësore, pa krah pune, e gjitha bëhet për mbijetesë

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nuk do ndaloj së foluri për hallet dhe shqetësimet e tyre në Parlament dhe çdo hapësirë mediatike

E çmoj ndershmërinë me të cilën i përkushtohen tokës dhe familjeve të tyre! Ata janë shqiptarët me të cilët duhet të jemi krenarë! Ata janë njerëzit që duhet të promovohen dhe mbështeten! Ata janë shqiptarët që duhen mbajtur dhe nuk duhen inkurajuar për tu larguar!" shkruan ai.

Fotot e postuara ne facebook.

FOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave tëFOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave tëFOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave tëFOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave tëFOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave tëFOTO/ Deputeti demokrat përvesh mëngët mes vreshtave të